Zjarre edhe në Has, shpëtohen banesat në Pogaj

Nga A2 CNN
5 Gusht 2021, 20:35 | Aktualitet

Një vatër e re zjarri është shfaqur në Pogaj të Hasit. Si pasojë e erërave të forta, flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur masiv pyjor dushk të kësaj zone, duke rrezikuar edhe banesat e fshatit.

Fatmirësisht vatra e zjarrit që rrezikonte banesat është shuar, ndërkohë që ekipet e parandalimit të zjarreve dhe punonjës të shërbimit pyjor të Njësisë Administrative Gjinaj, bashkë me banorët po mundohen të shuajnë dhe lokalizojnë zjarret e rena në masivin pyjor.

Terreni i vështirë dhe erërat e forta e bëjnë të vështirë shuarjen e tyre. Sipas banorëve zjarri ka rënë si pasojë e lidhjes së shkurtër elektrike. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/05/peleshi-parandalohet-katastrofa-ne-zonen-e-lumit-te-vlores-nderhyhet-dhe-nga-ajri-per-shuarjen-e-zjarreve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos