Parashikimi i motit: 8 tetor 2021

Nga A2 CNN
8 Tetor 2021, 07:26 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 8 tetor 2021

Moti mbetet i paqëndrueshëm gjatë gjithë ditës ku vranësirat me rrebeshe afatshkurtra pasohen nga intervale me kthjellime.

Reshje më të shpeshta do të ketë në jug dhe qendër, ndërsa kthjellime më të dukshme do të ketë në veri dhe qendër gjatë pjesës së dytë të ditës.

Temperaturat ulen lehtë në mëngjes, por mesdita sjell ndryshime të pandjeshme në vlerat termike, vlerat ditore në vend luhaten nga 4 në 23°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë nga mëngjesi deri pasdite nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë, por era dobësohet vonë pasdite kur merr drejtim verilindor duke zbutur dallgëzimin në bregdet deri në 2-3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos