Parashikimi i motit: 9 maj 2021

Nga A2 CNN
9 Maj 2021, 07:13 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 9 maj 2021

Mot i kthjellët me vranësira të lehta dhe kalimtare në të gjithë vendin gjatë gjithë ditës së diel. Edhe mbrëmja dhe nata ruajnë të njëjtën tablo të motit të kthjellët në territor.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta në qendër dhe jug ku maksimumi i afrohet 30 gradëve ndërsa në zonat malore mëngjesi mbetet disi i freskët ndërsa mesdita ngrohet deri në 23-24 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet nga drejtimi verior gjatë paradites, ndërsa pasditja sjell dobësim të ndjeshëm të erës si dhe drejtimi i saj bëhet jugor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos