Premtimi i Bashkisë: Plazhi i Shëngjinit, më i pastër dhe më i qetë

Nga A2 CNN
8 Maj 2021, 20:39 | Aktualitet
Premtimi i Bashkisë: Plazhi i Shëngjinit, më i pastër dhe

E gjithë vija bregdetare e Shëngjinit në Lezhë ka nisur të pastrohet dhe të sistemohet, për t’u bërë gati kështu për sezonin turistik që pritet të hapet së shpejti zyrtarisht.

Temperaturat e larta duket se e kanë shtyrë Bashkinë e Lezhës që të nisë me sistemimin e rërës dhe të ambientit përreth detit, ndërsa duket se bashkëpunimi me shkollat ka nxitur kështu një aksion për pastrimin e plazhit nga mbeturinat.

Turistëve u premtohet që këtu do të gjejnë pastërti dhe qetësi. E gjithë vija bregdetare është shumë e frekuentuar nga turistë vendas dhe të huaj, por ata që vijnë me shpesh këtu janë shtetasit nga Kosova. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos