Parashikimi i Rusisë, ''lufta hibride'' me perëndimin, do të jetë e gjatë

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 17:03 | Bota
Parashikimi i Rusisë, ''lufta hibride'' me

Përplasja me shtetet armike dhe “lufta hibride” e nisur nga perëndimi, do të zgjasë për një kohë të gjatë.

Ky është parashikimi që bën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kur u pyet se sa do të zgjasë ai që Rusia e cilëson si operacion special ushtarak në Ukrainë.

“Nëse i referoheni luftës në një kontekst të gjerë, konfrontimit me shtetet armike, luftës hibride ndaj vendit tonë, atëherë ju them se do të zgjasë shumë”, u tha Peskov gazetarëve.

Ai kërkoi të tregohen të vendosur dhe të bashkuar rreth presidentit. Sakaq, numri një i Kremlinit, Putin, pranoi si rrallëherë se sanksionet mund të dëmtojnë ekonominë ruse dhe se duhej punuar mbi kërkesën e brendshme dhe eksportin.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos