All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Zjarri në një qendër të emigrantëve afër kufirit me SHBA-në u merr jetën 38 personave

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 15:09 | Bota
Zjarri në një qendër të emigrantëve afër kufirit
All - Paragraf - 1

Të paktën 38 persona kanë vdekur në një qendër për emigrantë në Meksikë, si pasojë e zjarrit që zyrtarët kanë thënë se ka nisur përgjatë një proteste kundër dëbimit të tyre. Shumica e viktimave kanë udhëtuar nga Amerika Qendrore dhe ajo Jugore, në tentim e sipër për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Ata janë nisur drejt kufirit, në pritje të skadimit të një mase të fuqizuar përgjatë pandemisë së koronavirusit, e cila i ka dhënë mundësi Qeverisë amerikane që të dëbojë migrantët që tentojnë ta kalojë kufirin, shkruan REL.

All - Paragraf - 3

Mediat lokale kanë thënë se migrantët brenda ndërtesës, ku është përhapur zjarri, janë marrë nga autoritetet të hënën dhe janë dërguar në qendër. Kjo qendër gjendet afër urës Stanton-Lerdo, e cila e lidh Meksikën me Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet meksikanë kanë thënë se të vdekurit dhe të plagosurit janë nga Guatemala, Hondurasi, Venezuela, El Salvadori, Kolumbia dhe Ekuadori. Presidenti i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador, ka thënë se migrantët ua kanë vënë zjarrin disa shtretërve.

“Mendoj se ka qenë e lidhur me një protestë që ka nisur kur e kanë mësuar se do të dëbohen. Ata nuk e kanë pritur që do ta shkaktojnë këtë tragjedi të tmerrshme”, ka shtuar ai.

All - Paragraf - 6

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për një hetim të plotë të rastit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos