Parashikimi i zymtë i Moggit për Juventusin

Nga A2 CNN
22 Shtator 2021, 16:51 | Futboll
Parashikimi i zymtë i Moggit për Juventusin

Juventusi e ka nisur në mënyrë katastrofike Serinë A, duke mos e provuar shijen e fitores në 4 javët e para të kampionatit.

Nëse edhe sot ndaj Spezias nuk arrihet suksesi, ekipi i Massimiliano Allegrit do të zyrtarizojë krizën dhe do ta ketë të vështirë më pas ndaj Sampdorias dhe Torinos në derbi.

https://a2news.com/2021/09/20/asnje-fitore-ne-4-ndeshjet-e-para-precedentet-trembin-juventusin/

Por, edhe nëse i fiton këto 3 sfida, ka nga ata që mendojnë se diferenca prej 11 pikësh me Interin e vendit të parë nuk mund të rikuperohet më. Njëri prej tyre është edhe Luciano Moggi.

Ish-drejtori i Juventusit parashikoi për serieaneës.com se bardhezinjtë këtë sezon duhet të kënaqen me vendin e pestë ose të gjashtë: “Do ta mbyllin kampionatin në vend të pestë ose të gjashtë. Do të luftojnë për zonën Champions, por ai që mendon se mund të fitojnë titullin kampion, e ka gabim.

Sipas Moggit, vetëm "ata që nuk kuptojnë asgjë nga futbolli" mund të mendojnë se Juventusi mund të jetë rivali i Interit për titullin.

“Juventusi e ka shumë problem mungesën e Cristianos. Allegri e di shumë mirë se ka firmosur me Juven për të rindërtuar ekipin”, theksoi Moggi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos