Lukaku mund të rikthehet në Milano, por te kuqezinjtë!

Nga A2 CNN
22 Prill 2022, 09:06 | Futboll
Lukaku mund të rikthehet në Milano, por te kuqezinjtë!

Romelu Lukaku mund të rikthehet në Milano, por këtë herë në anën tjetër të qytetit, te skuadra e Milanit.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat e njohura angleze, të cilat theksojnë se grupi i investitorëve të rinj do të donin transferimin e bomberit belg, si goditjen e tyre të parë në merkato.

Sipas tyre, investitorët arabë janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e Lukakut, i cili duket se e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Chelsea. Megjithatë, situata që Chelsea po kalon me presidentin e saj Roman Abramovich, si dhe bllokimi i shitblerjeve te londinezët, mund ta vështirësojnë punën e finalizimit të këtij operacioni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos