
Pas dy humbjeve radhazi, Barcelona është rikthyer te fitorja. Katalanasit fituan minimalisht në transfertë ndaj Real Sociedad dhe rimorën vendin e dytë në kampion.
Protagonisti i vetëm i sfidës ishte Aubumejang që në minutën e 11, pas shumë tentativash arriti ta dërgojë topin në rrjetë.
Vendasit provuan deri në fund për të rrezikuar apo për të marrë qoftë dhe një pikë nga ky takim, mirëpo rezultati nuk ndryshoi.
Një triumf që e rikthen skuadrën e Cavit në vendin e dytë në tabelë, duke pasur edhe një ndeshje në dispozicion. 5 javë nga fundi misioni i Barcelonës për një vend në Champions League duket dhe më i lehtë krahasuar me 4 ekipet e tjera. (A2 Televizion)