Parisi forcon më tej masat, maska tashmë do të mbahet kudo

Nga A2 CNN
27 Gusht 2020, 18:51 | Bota
Parisi forcon më tej masat, maska tashmë do të mbahet kudo

Kryeqyteti i Francës ka përforcuar më tej masat kundër koronavirusit, duke bërë që nga e premtja mbajtja e maskës të mbahet kudo dhe nga të gjithë qytetarët për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit vdekjeprurës.

Në këto masa përfshihen të gjithë, nga këmbësorët, te çiklistët dhe nga qendra e Parisit në periferi. Maska nuk do mund të mbahet vetëm nga shoferët brenda makinave të tyre.

Përmes një komunikate për shtyp, policia e kryeqytetit francez njoftoi se përkeqësimi i situatës shëndetësore, me rastet e reja që rriten në nivele të frikshme, prefekti u detyrua të ndërmerrte këto masa në interes të popullsisë.

Më herët kryeministri Jean Castex deklaroi se qeveria do ta bënte të detyrueshme mbajtjen e maskës në Paris, por pa dhënë afate apo zonat ku kjo masë do të aplikohej.

“Virusi është duke u përhapur në të gjithë vendit dhe përhapja e tij mund të bëhet eksponenciale nëse nuk reagojmë me shpejtësi”, u shpreh kreu i qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos