
Parisi bëhet gati për festa. Miliona drita ndriçuan bulevardin e famshëm Champs Elysee duke i dhënë mirëseardhjen sezonit të Krishtlindjeve.
Kryebashkiakes Anne Hidalgo ju bashkua aktorja Ludivine Sagnier dhe qindra banorë, në numërimin mbrapsht për ndezjen e dritave. 400 pemët përgjatë Champs Elysee shkëlqenin nga dritat e kuqe, duke joshur vendas dhe turistë, përgjatë rrugës së populluar që çon nga harku i triumfit në sheshin “Concord”.
Autoritetet kanë përdorur drita LED, të cilat konsumojnë më pak energji dhe që supozohet të zgjasin për 3 deri në 5 sezone… (A2 Televizion)