
Parlamenti Europian aprovoi kushtet e largimit të Britanisë së Madhe nga BE në një votim historik.
751 përfaqësuesit e vendeve anëtare debatuan fillimisht lidhur me Marrëveshjen për Brexit dhe dhanë mbështetjen e tyre për ujdinë mes Londrës dhe Brukselit. Me 621 vota pro, 49 kundër dhe 13 abstenime, marrëveshja u ratifikua.
Sesioni i Parlamentit Europian përfshiu fjalime lamtumire të deputetëve britanikë, madje edhe festime.
Gjithashtu, shënoi fazën e fundit të procesit ratifikues përpara largimit zyrtar të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian në orën 23:00 të 31 janarit.
Pas kësaj date, Brukseli dhe Londra do të kenë në dispozicion 11 muaj kohë për të negociuar mardhënien e re ekonomike. (A2 Televizion)