Rreziku nga koronavirusi, Kina pezullon sportin deri në fund të shkurtit

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 13:47 | Bota
Rreziku nga koronavirusi, Kina pezullon sportin deri në fund të

Kina ka pezulluar të gjitha aktivitetet sportive të paktën deri në fundin e muajit shkurt. Shkak është koronavirusi i cili ka paralizuar vendin dhe deri më tani ka vrarë 132 persona.

Së fundi, ka qenë  Federata ndërkombëtare e Skive ajo që vendosi anulimin e garave për Kupën e Botës, të programuara më 15 dhe 16 shkurt në Janqing të Kinës. Federata nuk ka njoftuar ende nëse garat do të rikuperohen ose jo, me sezonin që është drejt fundit.

Në Australi ndërkohë, kombëtarja kineze e futbollit për femra po mbahet e izoluar për të shmangur përhapjen e mundshme të sëmundjes vdekjeprurëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos