Parlamenti Europian urdhëron UEFA-n të anulojë finalen e Champions League në Rusi

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2022, 20:19 | Futboll
Parlamenti Europian urdhëron UEFA-n të anulojë finalen e

Parlamenti Europian urdhëron në mënyrë urgjente UEFA-n të spostojë në një stadium tjetër europian, finalen e “Champions League”, të programuar më 28 maj në Shën Pjetërburg të Rusisë. Gjithashtu BE i kërkon ekzekutivit te UEFA-s të anulojë kontratën e sponsorizimit me “GazProm”, për shkak të situatës në Ukrainë.

Sakaq, Këshilli I Unionit Europian ka miratuar zyrtarisht paketën e sanksioneve kundër Rusisë, pas njohjes së pavarësisë të Donetsk dhe Luhansk. Sipas asaj që raporton BBC, mes personave të shënjestruar nga masat ekonomike janë ministri I mbrojtjes, Sergei Shoigu, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova dhe 300 deputetë të Dumës ruse. Atyre nuk do tu lejohet udhëtimi për në Europë si dhe asetet e tyre do të ngrihen.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, tha se do të bëhen përpjekje për t’i dhënë fund varësisë së BE ndaj gazit rus. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të njoftojnë sërish sanksione ndaj Rusisë duke goditur kompaninë që ka ndërtuar gazsjellësin “Nord Stream 2”. Më herët vendosi masa ndëshkuese duke ndërprerë fondet perëndimore për qeverinë ruse dhe goditur elitën ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos