Akuzoi arbitrin e ndeshjes, dy javë pezullim dhe 20 mijë euro gjobë për Mourinho-n

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2022, 14:50 | Futboll
Akuzoi arbitrin e ndeshjes, dy javë pezullim dhe 20 mijë euro

José Mourinho i shpëton pezullimit afatgjatë. Trajneri i Romës u skualifikua vetëm për dy ndeshje dhe u gjobit me 20 mijë euro për polemikat dhe akuzat ndaj gjyqtarit të ndeshjes ndaj Veronës.

Tekniku portugez e humbi toruan, duke e akuzuar arbitrin Paireto se po favorizonte Juventusin, teksa u ndëshkua me karton të kuq.

Roma do të presë zbardhjen e plotë të vendimit, për të studiuar mundësinë e apelimit të dënimit për Mourinho. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos