Situata e vështirë tek Inter, ultrasit i dërgojnë mesazh lojtarëve në stërvitje

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2022, 14:32 | Futboll
Situata e vështirë tek Inter, ultrasit i dërgojnë mesazh

Një pikë në 3 ndeshjet e fundit dhe ajo disfate ndaj Liverpool në “San Siro”. Inter po kalon një periudhë të keqe sa i takon rezultateve në fushën e blertë.

Fitoren e fundit, zikaltërit e kanë përballë Romës në Kupën e Italisë dhe shënjestra kryesore e gjithë kësaj situate kanë qenë kapiteni Handanovic dhe Lautaro Martinez, i cili nuk shënon prej 9 ndeshjesh.

Megjithatë, tifozët kanë bërë një hap pas me ultrasit e “Curva Nord” qe zbarkuan në qendrën stërvitore të skuadrës ku shpalosën disa mesazhe në mbështetje të lojtarëve.

“Me forcë fitohen betejat, me karakter fitohet lufta. Ne jemi me ju”, ishin disa nga thirrjet e tyre. Aktualisht, Inter pozicionohet i dyti në klasifikim me 54 pikë, 2 më pak se Milani kryesues dhe pse ziklatërit kanë një ndeshje më pak . (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos