Parlamenti miraton zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, rrëzohen 2 dekrete të Metës

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2019, 19:11 | Politikë
Parlamenti miraton zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme,

Parlamenti miratoi propozimin e Qeverise për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore në qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës, deri në fund të muajit mars 2020.

 Në seancën e fundit për këtë vit, Presidentit iu rrezuan dy dekrete të tjera përmes të cilave kërkonte rishikim të ligjit për korporatat dhe atë për rininë.

https://a2news.com/2019/12/18/malaj-i-drejtohet-rames-me-goditet-pas-shpine-por-nuk-fituat/

Parlamenti miratoi ndryshimet në kabinetin qeveritar ku Arben Ahmetaj shtohet si ministër Shteti për Rindërtimin. Me shumicën e votave të socialisteve, u miratua gjithashtu propozimi i Qeverisë për të shkarkuar Arben Malajn nga anëtar i Bordit te Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që ish-ministri socialist  para deputeteve foli për hakmarrje të Kryeministrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos