
Kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka, komentoi parregullsitë që janë raportuar në dy qendra votimi në Mitrovicën e Veriut.
Daka tha se me këtë çështje është duke u marrë Prokuroria: “Po merret Prokuroria sepse është një vepër penale. Pasi të kemi informatat e plota dhe Prokuroria të bëjë hetimin, do ta dimë se çfarë ka ndodhur konkretisht”. (A2 Televizion)