Partizani bën detyrën, Teuta “rrëzohet” në fund

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2020, 18:54 | Futboll
Partizani bën detyrën, Teuta “rrëzohet” në fund

Partizani ka bërë detyrën në javën e 21 të Kategorisë Superiore duke marrë nga 3 pikë përballë Flamurtarit ndërkohë që Teuta ngec në shtëpi në minutat e fundit përballë Luftëtarit.

Partizani fitoi 2-0 përballë Flamurtarit të vendit të fundit duke u rikthyer në garë për kampionatin . Të kuqtë shënuan me Çinarin dhe Trashin në minutat 62 dhe 72 të takimit.

Teuta, vinte në këtë ndeshje pas humbjes ndaj Tiranës dhe fitorja ishte detyrim. Për vendasit shënoi Colubaly në minutën e 16 të takimit dhe mendohej se llogaritë u mbyllën për këtë takim.

Por atëherë kur pritej vetëm fishkëllima e fundit e arbitrit, miqtë barazojnë me Likën, duke i hequr nga duart Teutës një fitore shumë të rëndësishme për garat europiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos