
Partizani dhe Laçi e mbyllin me barazim në “Elbasan Arena”, duke marrë një pikë që duke parë rastet e shumta të ndeshjes, mund t’i shkojë mirë të dy ekipeve.
Pjesa e parë karakterizohet nga një lojë e shpejtë dhe plot raste nga të dyja palët, me Partizanin që kapitalizon sforcot me golin e Çinarit në fund të 45 minutave të para, pas një asist të Hakajt, ku portieri Sherri nuk duket pa faj.
Në pjesën e dytë laçianët tregojnë vullnet për barazim dhe e arrijnë atë me sulmuesin liberian Van-Dave Harmon, që finalizon me kokë një harkim të Turkajt.
Partizani nuk arrin të përmbysë rezultatin, pavarësisht shanseve edhe në sekondat e fundit, dhe nuk i afrohet siç dëshironte Vllaznisë, ndërkohë që Laçi mbetet një pikë pas, në vend të tretë me Teutën. (A2 Televizion)