Tirana fiton në Shkodër dhe i bën “një nder” Partizanit

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2021, 14:56 | Futboll

Tirana mori një fitore të rëndësishme për rihapjen e kampionatit, duke mposhtur 2-1 Vllazninë në Shkodër.

Vendasit e nisën mjaft mirë pasi kaluan në epërsi që në të 3’, falë një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Dilaver, por pas 3 minutash të tjera ishte Batha që barazoi rezultatin për bardheblutë.

Në pjesën e dytë, miqtë nga kryeqyteti gjetën edhe golin e përmbysjes së rezultatit, kur Seferi dha një top të saktë për Cale, dhe braziliani nuk gaboi brenda në zonë. Seferi mund të kishte shënuar edhe golin e tretë në një kundërsulm, por i vetëm përballë Zokovic nuk arriti ta mposhte.

Me këtë rezultat, Vllaznia mbetet në vend të parë, por Partizani ka shansin t’i afrohet në një 1 pikë diferencë nëse mund Laçin pasdite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos