Partizani, dy goditje të minutës së fundit

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2019, 09:04 | Futboll

Një tjetër skuadër pretendente, e cila u përforcua në merkato është Partizani. Kryesuesit e kampionatit afruan mesfushorët Kevin Mombilo dhe Tijan Jaiteh.

Mombilo është nga Kongo, por ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Finlandës. 25-vjeçari, i cili firmosi deri më 2020-ën ka luajtur me Inter Turku, Honka dhe PS Kemi.

Kevin Mombilo

Ndërkohë, mesfushori Jaiteh firmosi për një vit e gjysmë. Pjesëtari i përfaqësueses së Gambias ka luajtur në Norvegji, Danimarkë, Slloveni, Finlandë, Izrael dhe së fundmi në Katar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos