Newcastle e sheh merkaton e janarit si mundësinë e vetme për të përforcuar ekipin dhe për t’u larguar nga vendi i fundit në renditjen e Premier League, ku “lëngon” pas 14 javësh kampionat.
Pas blerjes së klubit nga sauditët për më shumë se 305 milionë paund, drejtuesit e rinj e kanë të qartë goditjen e parë të madhe. Sipas “Times”, bëhet fjalë për sulmuesin e Manchester United, Jesse Lingard.

Anglezi është gati që të largohet menjëherë nga United, ndërsa Newcastle është gati që t’i japë pagën më të lartë në historinë e klubit. (A2 Televizion)