Partizani ngjitet në krye, penalltia e diskutueshme ndal Tiranën ndaj Bylisit, tensione në fund

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 18:10 | Futboll

Titulli kampion në Kategorinë Superiore do të përcaktohet në javën e fundit, ndërsa tashmë është Partizani ai që është ngjitur në krye dhe ka gjithçka në dorë në takimin e fundit ndaj Teutës.

Demat e Kuq fituan 1-4 në transfertë ndaj Kastriotit, duke mos e vënë asnjëherë në diskutim fitoren. Në anën tjetër, Tirana ngeci në një barazim 2-2 ndaj Bylisit, me një penallti të kthyer në gol nga ballshiotët, e cila u kundërshtua gjatë nga bardheblutë.

Pas përfundimit të takimit, një pjesë e tifozëve bardheblu u futën në fushën e lojës, në stadiumin e Rrogozhinës, aty ku u zhvillua ndeshja dhe tentuan të godisnin arbitrin Kridens Meta, i cili u shoqërua në dhomat e zhveshjes nga policia.

Tashmë, Partizani dhe Tirana janë në kuotën e 64 pikëve, por “Demat e Kuq” janë në krye pasi ka arritur të fitojnë në të dyja ndeshjet direkte. Javën e fundit, më 29 maj, Partizani do të presë Teutën dhe një fitore ndaj durrsakëve do t’i shpallte kampion, ndërsa Tirana do të luajë në transfertë ndaj Erzenit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos