Partizani nuk përmbahet, afrohen një portier dhe dy mbrojtës

Nga A2 CNN
20 Qershor 2022, 20:28 | Futboll
Partizani nuk përmbahet, afrohen një portier dhe dy mbrojtës

Partizani konfirmohet si klubi më aktiv në merkato. Pas largimit të 11 futbollistëve, të kuqtë nuk kanë humbur kohë për të plotësuar kontingjentin në dispozicion të trajnerit Mehmeti.

Në javët e para të merkatos, ‘Demat’ afruan 6 futbollistë, duke qenë skuadra që ka realizuar më tepër operacione gjatë verës, përkrah Kukësit. Por tashmë kryeqytetasit kalojnë në avantazh.

Partizani ka arritur akordin me portierin Bekim Rexhepi. Gardiani i cili ishte huazuar nga Shkëndija e Tetovës te Skënderbeu, ka rënë parimisht dakord të firmosë për tre vjet me të kuqtë.

Një përforcim cilësor në kuadër të angazhimeve në Conference League dhe një alternativë e mirë mes shtyllave për Alban Hoxhën. 25-vjeçari u konfirmua si një prej portierëve më të mirë të kampionatit, edhe pse ndodhej në skuadrën e vendit të fundit.

Nga një tjetër rivalë e Superiores, Kukësi, ata kanë siguruar edhe mbrojtësin Edison Ndreca. 27 vjeçari do të jetë i angazhuar me të kuqtë vetëm në ndeshjet ndërkombëtare dhe në startin e kampionatit do të kthehet te verilindorët.

Mbrojtja është përforcuare dhe me David Atanaskoski, i cili luan në krahun e majtë dhe vjen nga Maqedonia. Mediat fqinje kanë njoftuar se 25-vjeçari i Makedonija Gjorče Petrovka gjetur akordin me të kuqtë, pasi ishte lojtar i lirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos