
Atletico Madrid ka humbur edhe ndeshjen e fundit në grup të Champions League, duke u renditur në vendin e fundit e duke mos arritur dot as kualifikimin për Europa League.
Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone u mposht 2-1 në transfertë nga Porto, që kualifikohet si e para e grupit, ndërsa Bayer Levekusen, falë pikës së marrë përballë Club Brugge (0-0), ngjitet në vendin e tretë falë epërsisë në sfidat e drejtpërdrejta me “Los Colchoneros”.
Taremi (5’) dhe Estaquio (24’) ishin autorët e golave për portugezët, ndërsa për ekipin spanjoll shënoi Savic, në minutën e 95. (A2 Televizion)