
Të paktën dy ushtarë amerikanë dhe disa të tjerë afganë kanë humbur jetën në Afganistan në dyluftimet kundër forcave talebane në krahinën e Nangahar, ende të kontrolluara nga forcat talebane por edhe nga ato të lidhura me ISIS.
Lajmin e ka pranuar edhe komanda amerikane në vendin aziatik. Burime afgane flasin për 6 ushtarë amerikanë, por ky lajm nuk është konfirmuar nga forcat e Shteteve të Bashkuara.
Sipas burimeve, shkëmbimi i zjarrit mund të ketë ndodhur edhe nga talebanë të infiltruar në ushtrinë afgane. (A2 Televizion)