Stuhia “Ciara” po shkakton probleme të shumta në Mbretërinë e Bashkuar. Era e fortë dhe shirat e dendur kanë mbërthyer vendin, ndërsa udhëtarët po hasin vështirësi të mëdha të arrijnë në destinacionet e tyre.
Në Jorkshajër janë regjistruar përmbytje, ndërsa autoritetet lëshuan një paralajmërim duke u kërkuar banorëve të tregojnë kujdes pasi moti i keq mund të shkaktojë viktima.
Kompanitë ajrore kanë anuluar dhjetëra fluturime dhe metrotë kanë këshilluar pasagjerët që të mos udhëtojnë gjatë stuhisë.
Shtyrjet dhe anulimet kanë prekur edhe linjat e trenave si dhe ato të autobusëve. Gjithashtu janë anuluar edhe disa evente sportive, si ndeshja Manchester City-West Ham, pasi era shkon deri në 90 kilometra në orë. (A2 Televizion)