Plani për paqen, SHBA paralajmëron Izraelin: Mos aneksoni tokë palestineze

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2020, 17:44 | Bota
Plani për paqen, SHBA paralajmëron Izraelin: Mos aneksoni tokë

Shtetet e Bashkuara frenojnë euforinë izraelite. “Mos aneksoni tokë palestineze pasi kjo dëmton planin e presidentit Donald Trump për paqe”, ishte paralajmërimi i ambasadorit amerikan për kryeministrin Benjamin Netanjahu.

Reagimi i David Friedman erdhi pasi kreu i qeverisë izraelite prezantoi hartat e reja për të aneksuar territor të Palestinës, bazuar në planin e Trump. Por zgjidhja përfundimtare e ofruar nga Amerika është refuzuar gjerësisht nga Palestina, Bashkimi Europian dhe shumë shtete arabe.

https://a2news.com/2020/01/28/trump-prezanton-planin-e-paqes-per-lindjen-e-mesme/

Uashingtoni kërkon kohë për të mundësuar një mbështetje më të madhe politike për projektin e paqes në Lindjen e Mesme.

Netanjahu është në fushatë elektorale për zgjedhjet e 2 marsit, dhe kërkon ta përdorë këtë temë për pikë politike. Megjithatë, ai pranoi se nuk do të vendosë në rrezik planin e ofruar nga Donald Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos