Pas 22 vitesh dhe 18 trofesh, Eto’o lë futbollin

Nga A2 CNN
7 Shtator 2019, 13:42 | Futboll

Ish-sulmuesi i Barcelona-s dhe Inter-it, Samuel Eto’o ka vendosur të lërë futbollin pas një karrierë të shkëlqyer që zgjati më shumë se dy dekada.

38-vjeçari nisi të luajë te Real Madrid kur ishte adoleshent, por më pas u shndërrua në një legjendë të rivalëve të përjetshëm, Barcelona, me të cilët fitoi edhe dy trofe të Champions League. Ai luajti gjithashtu me Mallorca-n, Inter-in, ku ishte pjesë e tripletës së trofeve të vitit 2010, por edhe me Chelsea, Everton, Anzhi Makachkhala dhe Sampdoria.

Në “Camp Nou”, kamerunasi fitoi edhe tre tituj kampion. Pas pesë vitesh aty u transferua në Milano nën urdhrat e Jose Mourinho, ku siguroi edhe trofeun e tretë personal të Champions League.

https://www.instagram.com/p/B2FMYYBCAAk/

Largimin nga futbolli i luajtur, sulmuesi e njoftoi përmes një postimi në Instagram të premten, ku shkroi: “Fundi. Tani drejt sfidave të reja. Faleminderit të gjithëve, ju dua shumë”. Në fillim të vitit ishte larguar edhe nga skuadra e fundit me të cilën po luante, Qatar SC.

Ndeshjen e parë me kombëtaren e Kamerunit e luajti një ditë para se të mbushte 16 vjeç. Do të shënonte në total 56 gola në 118 takime, duke fituar dy herë Kupën e Kombeve të Afrikës dhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike në vitin 2000.

Karriera

1997–2000 Real Madrid 3 ndeshje (0 gola)

1997–1998 Leganés (huazim) 28 (3)

1999 Espanyol (huazim) 0 (0)

2000 Mallorca (huazim) 13 (6)

2000–2004 Mallorca 120 (48)

2004–2009 Barcelona 144 (108)

2009–2011 Inter Milan 67 (33)

2011–2013 Anzhi Makhachkala 53 (25)

2013–2014 Chelsea 21 (9)

2014–2015 Everton 14 (3)

2015 Sampdoria 18 (2)

2015–2018 Antalyaspor 76 (44)

2018 Konyaspor 13 (6)

2018–2019 Qatar SC 17 (6)

Trofetë

Mallorca - Kupa e Mbretit 2002–03

Barcelona - La Liga: 2004–05, 2005–06, 2008–09 / Kupa e Mbretit: 2008–09 / Superkupa e Spanjës 2005, 2006 / Champions League 2005–06, 2008–09

Inter - Serie A 2009–10 / Kupa e Italisë 2009–10, 2010–11 / Superkupa e Italisë 2010 / Champions League 2009–10 / Botërori i Klubeve 2010

Kameruni – Kupa e Kombeve të Afrikës 2000, 2002 / Medalje ari në Lojërat Olimpike 2000 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos