Pas 8 muajsh lidhje, martohet aktorja Jennifer Lawrence

Nga A2 CNN
21 Tetor 2019, 14:40 | Showbiz

Jennifer Lawrence dhe Cooke Maroney janë lidhur në martesë. Vetë publicisti i aktores konfirmoi lajmin për CNN, me ceremoninë shumë të vogël, në një rreth të ngushtë miqsh dhe familjarësh, organizuar në një kështjellë luksoze në Rode Island.

Jennifer dhe biznesmeni Cooke, i thanë po njëri-tjetrit, mbrëmjen e të shtunës, në prani të 150 të ftuarve, mes të cilëve Amy Schumer, Emma Stone, Adele, Cameron Diaz dhe Sienna Miller.

Kjo kështjellë është një nga vendet e preferuara të aktores 29-vjeçare, e cila kishte zgjedhur për këtë ditë të rëndësishme, një fustan të Dior.  Aktorja ka qënë në disa lidhje të gjata më pare, por vetëm 8 muaj pas njohjes me Cooke, vendosi të pranojë propozimin për martesë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos