Pas dhunës në xhami, avionët izraelitë lëshojnë raketa drejt Gazës

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 07:20 | Bota
Pas dhunës në xhami, avionët izraelitë lëshojnë

Ashtu siç edhe u paralajmërua nga ekspertët e sigurisë, përshkallëzohen përplasjet mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve në Rripin e Gazës.

Në raportimet e fundit, mësohet se avionët izraelitë bombarduan disa baza ku mendoheshin se fshiheshin celulat e Hamasit, pranë kampit të refugjatëve në Nuseirat.

Kundërpërgjigjja e Izraelit erdhi pas lëshimit të disa raketave gjatë natës, të cilat u shkatërruan nga mbrojtja raketore pa shkaktuar dëme në qytete.

Deri në këto momente, nuk raportohen viktima, ndërkohë që aktet e fundit të dhunës sollën dhe një reagim të Ligës Arabe, e cila dënoi ndërhyrjen brutale të forcave izraelitë në xhaminë Al Aksa.

Një ditë më parë, ndonëse në mes të muajit të Ramazanit, ushtria izraelite hyri në ambientet e vendit të shenjtë dhe u përlesh me besimtarët brenda, pasi dyshonte se në xhami strehoheshin persona të dyshimtë që fshihnin municionet e armë të ndryshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos