
Të paktën katër fëmijë kanë humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një sulmi në një shkollë fillore në Brazil.
Ngjarja e rëndë ndodhi në shtetin e Santa Catarina-s ndërsa sulmi u krye nga një 25-vjeçar
Sipas policisë, i riu përgjegjës për sulmin është vënë në pranga, ndërsa nuk kanë dhënë detaje të tjera.
Spitali Santo Antonio në qytetin Blumenau bëri të ditur më pas që si pasojë e sulmit të lënduar mbetën katër fëmijë nga mosha zero në dy vjeç. (A2 Televizion)