
Holanda ka zbutur kufizimet e koronavirusit, pas disa muajsh izolimi të ashpër. Prej ditës së sotme, qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm nëpër rrugë, pasi ora policore do të hiqet plotësisht.
Po ashtu baret dhe restorantet do të lejohen t’u shërbejnë grupeve të vogla nga mesdita, deri në 6 të pasdites.
Universitetet dhe kolegjet do të rihapen gradualisht dhe dyqanet do të lejohen të pranojnë më shumë klientë.
Holanda ka qenë në stade të ndryshme të izolimit prej më shumë se 6 muajsh. Të gjitha baret dhe restorantet kanë qenë të mbyllura qe prej mesit të tetorit dhe grumbullimet publike të më shumë se dy personave janë të ndaluara. (A2 Televizion)