Një eksperiment i suksesshëm, asnjë i infektuar në koncertin me 5000 persona

Nga A2 CNN
27 Prill 2021, 20:25 | Bota

Ka rezultuar i suksesshëm eksperimenti i kryer në Barcelonë, ku mbi 5000 persona morën pjesë në një koncert për të testuar mënyrën për të organizuar evenimente të mëdha në kohë pandemie.

Një muaj pas ngjarjes, organizatorët bëjnë më dije se asnjë nga 5000 pjesëmarrësit nuk ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Të gjithë të pranishmit iu nënshtruan një testi përpara se të hynin në koncert dhe kishin detyrim të mbanin maskë. Por ata kërcyen gjithë mbrëmjen nën tingujt e muzikës rock të grupit Love of Lesbian pa mbajtur distancë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos