Lulzim Basha jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike

Nga A2 CNN
21 Mars 2022, 17:24 | Politikë
Lulzim Basha jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë

Dy javë pas disfatës në zgjedhjet e 6 Marsit dhe braktisjes nga pjesa dërrmuese e grupit parlamentar, Lulzim Basha dha dorëheqjen.

“Përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shume demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh te paparimta dhe te pavërteta që krijuan një frymë përçarje, dhe si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar Partinë Demokratike dhe demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, i vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete, për atë që e kam quajtur vendimin tim më të vështirë politik, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD”, tha Basha.

https://a2news.com/2022/03/21/caktohet-drejtuesi-tranzitor-i-partise-demokratike/

Në një mbledhje të përbashkët të grupit parlamentar demokrat, kryesisë së PD-së dhe kolegjit të kryetarëve, Basha mbajti një fjalim ku nuk u duk t’i gjente përgjegjësi vetes përse partia e drejtuar prej përfundoi forcë e tretë në garën e fillim marsit. Mes rreshtave la të kuptohet se dorëheqja nuk mbyll derën e një rikandidimi të tij.

“Kjo nuk është një tërheqje për rehati personale, por një nxitje më shumë që betejën tonë për një PD të së ardhmes ta bëjmë të gjithë bashkë të zhveshur nga çdo shpifje se kjo që ka ndodhur këto 6 muaj është bërë për karrigen e kryetarit”, tha Basha.

https://a2news.com/2022/03/21/pas-doreheqjes-se-bashes-vjen-ftesa-e-berishes-per-demokratet/

Foli për nevojën e zgjedhjeve të lira nga baza në krye, por pa shpjeguar se kush do ta menaxhojë atë. “Për këtë jam i bindur se ka nevojë që të nisë sa më parë një proces vetëdijësimi, analize, përbashkimi parimor dhe ripërtëritje, e më pas një proces zgjedhor i hapur, transparent, i lirë dhe i drejtë, nga baza në qendër i gjithë lidershipit të PD”.

https://a2news.com/2022/03/21/doreheqja-e-bashes-ambasada-amerikane-vendimi-meriton-respekt-shenje-e-udheheqesise-se-vertete/

Fjalimin e mbylli duke nënvizuar vendosmërinë e tij për të vazhduar betejën. “Me dhe për Partinë Demokratike, si e vetmja shpresë për shqiptarët, për të mundur të keqen dhe për të ardhmen e Shqipërisë”. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=j6pSXpT7-Ro

A2 CNN Livestream

Latest Videos