
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se dorëheqja e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike ishte “akt i mirëpritur, por i vonuar”.
“Një pjesë dërrmuese e grupit nuk ka ardhur për shkak të njoftimit me vonesë dhe këshilli duhet të ishte organi. Dorëheqja, akt i mirëpritur, por i vonuar. Siguroj demokratët që ne si deputetë do të ndjekim që rruga e Partisë Demokratike të jetë rrugë drejt bashkimit”, deklaroi Salianji para mediave.
“Shpresoj që akti i sotëm të mos mbetet në rrugë të mos ripengohet përmes trukeve të ndryshme”, shtoi Salianji. (A2 Televizion)