Pas Izmir Smajlajt, një tjetër shqiptar merr medalje në Kampionatin Ballkanik

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2021, 18:39 | Sporte të tjera
Pas Izmir Smajlajt, një tjetër shqiptar merr medalje në

Atletët shqiptarë kanë shfaqur një performancë shumë të mirë në Kampionatin Ballkanik të atletikës me salla të mbyllura që po zhvillohet në Stamboll.

Pas medaljes së artë nga atleti Izmir Smajlaj në kërcim së gjati, një tjetër shqiptar është ngjitur në podium të këtij kompeticioni të rëndësishëm.

Franko Burraj është shpallur nënkampion i Ballkanit në garën e 400 metrave të cilën e përfundoi për 47 sekonda.

Konkurrenca në këtë garë ishte mjaft e fortë, por Burraj ia arriti të ngrejë flamurin kuqezi mes tre më të mirëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos