Pas largimit nga vendi, presidenti i Sri Lankës jep dorëheqjen

Nga A2 CNN
15 Korrik 2022, 07:46 | Bota
Pas largimit nga vendi, presidenti i Sri Lankës jep dorëheqjen

Dy ditë pas largimit nga vendi, presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga detyra përmes një e-maili.

Rajapaksa u largua nga vendi dhe u strehua fillimisht në Maldives së bashku me bashkëshorten, për të udhëtuar më pas në drejtim të Singaporit.

Lajmi u konfirmua dhe nga Ministria e Jashtme në Singapor, e cila në një notë verbale shkruan se Rajapaksa nuk ka kërkuar azil, por ka hyrë në vend në një vizitë private.

Protestat për mbi 1 muaj i dhanë fund dinastisë së familjes presidenciale Raxhapaksa, që drejtoi Sri Lankën për dekada të tëra.

Qytetarët e Sri Lankës kanë akuzuar dhe fajësuar administratën e ish-presidentit Raxhapaksa për krizën më të keqe ekonomike në dekada. Për muaj të tërë, ata u përballën me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike, si dhe me mungesa në të mirat bazike, ushqim, karburant e medikamente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos