Klubi i Romës njihet për thumbimet dhe postimet argëtuese në Twitter. Këtë herë klubi Italian ka bërë një postim me nota humori ku i kërkon lojtarëve që mos bëjnë asnjë fotografi deri në fund të sezonit me këngëtarin Drake. Kjo pasi fotot me reperin kanadez sjellin dështim.
Në fillim Sancho i Dortmund, më tej Aguero, Aubameyang dhe së fundi Kurzaua i PSG. Skuadrat e këtyre futbollistëve pësuan humbje katastrofike pas fotove pas mallkimit me emrin ‘Drake’, ndaj Roma kërkon të shmangë të tilla rastësi të pakëndshme… (A2 Televizion)