Trajneri i ri i Kombëtares prezantohet nesër

Nga A2 CNN
16 Prill 2019, 16:02 | Futboll
Trajneri i ri i Kombëtares prezantohet nesër

Nesër në orën 15:00 do të prezantohet trajneri i ri i Kombëtares së futbollit. Edy Reja dhe Presidenti i FSHF kanë rënë dakord për gjithçka dhe pritet vetëm hedhja e firmës, që do të ndodhë këtë të mërkurë.

Reja duhet të zyrtarizohej që sot, por fillimisht duket se janë zgjidhur dy ngërçe që kishin palët para firmosjes së kontratës. Trajneri italian kërkonte të firmoste për 1 vit në stolin kuqezi ndërsa Presidenti Duka kërkon 2 vite. Kjo besohet se është zgjidhur opsionin 1+1, pra 1 vit kontratë dhe një rinovim i mundshëm. Një zgjidhje jo e konfirmuar zyrtarisht, por që duket se ka kënaqur të dy palët.

Një tjetër problem që është zgjidhur është çështja e zëvendës trajnerit. Reya kërkon si asistent Alesandro Calori-n dhe për këtë, Federate Shqiptare është dakord, por trajneri italian i sapo larguar nga Ternana nuk ka zgjidhur ende kontratën me klubin e Serie C. Kështu që Reja do të nisë punën momentalisht pa staf teknik, deri në zgjidhjen e situatës së Calori-t. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos