
E marta ishte dita vendimtare. Dita e betejës finale të Skënderbeut me UEFA-n, në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
Prej orëve të para të mëngjesit, presidenti Ardjan Takaj i shoqëruar nga menaxheri i përgjithshëm i klubit dhe njëkohësisht djali i tij, Gerhardi, janë paraqitur përpara panelit dëgjimor të CAS-it në Lozanë.
Seanca pritet të zgjasë deri rreth orës 19 të mbrëmjes, ndërsa vendimi nuk pritet të publikohet menjëherë.
Sipas rregullores, Gjykata e Arbitrazhit ka afat deri në 30 ditë për të bërë publik vendimin e saj. Te Skënderbeu shpresojnë se do ta fitojnë betejën ligjore, pas përjashtimit për 10 vjet nga kupat e Europës dhe gjobës në vlerën 1 milionë euro të dhënë nga UEFA në mars të vitit 2018. (A2 Televizion)