Pas marrëveshjes në Ohër, Kurti vjen në Tiranë të takojë Ramën

Nga A2 CNN
24 Mars 2023, 12:24 | Politikë
Pas marrëveshjes në Ohër, Kurti vjen në Tiranë të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillojë këtë të diel një vizitë në Tiranë.

Kreu i qeverisë së Kosovës do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe disa zyrtarë të tjerë shqiptarë, mes të cilëve dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Agjenda e bisedimeve ende nuk është zbardhur e plotë, por sipas të dhënave në fokus të bisedës mes dy liderëve shqiptarë pritet të jetë marrëveshja e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë për planin europian që çon në normalizimin e marrëdhënieve.

Kryeministri i Kosovës është përballur me kritika të shumta nga partitë opozitare në vend, pasi një pikë e kësaj marrëveshjeje është dhe asociacioni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos