Sot pritet inaugurimi i Rrugës së Arbrit. Kryeministri Edi Rama, ka postuar një video të segmentit të përfunduar të Rrugës së Arbrit ku i uron shqiptarëve gëzuar 29 nëntorin, festën e Çlirimit të Shqipërisë.
Disa javë më parë, kryeministri tregoi se më 29 nëntor do të hapet Rruga e Arbrit dhe do të jetë e aksesueshme për të gjithë.
Ndërkohë, në 109-vjetorin e Pavarësisë nisi puna edhe për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që do të jetë edhe më i madhi në vend.
Konsorciumi që do ta ndërtojë është kryesisht shqiptar dhe drejtohet nga sipërmarrësi Behgjet Pacolli, ndërsa operimi është marrë përsipër nga Aeroporti i Mynihut. Kryeministri Rama e quajti Aeroportin e Vlorës një vepër historike jo vetëm për qytetin, por edhe për Shqipërinë dhe Kosovën. (A2 Televizion)