Pas pandemisë, tregtia e mallrave po rigjallërohet me ritme të ngadalta

Nga A2 CNN
27 Korrik 2021, 15:37 | Ekonomi
Pas pandemisë, tregtia e mallrave po rigjallërohet me ritme të

Tregtia e mallrave është një nga degët e ekonomisë që po rigjallërohet me ritme të ngadalta pas pandemisë së Covid-19.

Të dhënat e Institutit të Statistikave zbulojnë trendin pozitiv, ku në harkun e gjysmës së parë të vitit, mallrat e ngarkuar dhe shkarkuar në porte arritën në 2,34 milionë ton, duke u rritur me mbi 15% krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave nga Porti i Durrësit, çimento dhe xhamat, produkte të cilat lidhen kryesisht me sektorin e ndërtimit kanë qenë mallrat më të përpunuar gjatë muajit të shkuar. Në trend pozitiv paraqitet edhe ecuria e mallrave të transportuar me hekurudhë, ndërsa mallrat e transportuar nëpërmjet ajrit në 6 muajt e parë të vitit u rritën me 14%. Më shumë sesa rritjen e kërkesës për konsum në tregun e brendshëm, kjo rritje ka ardhur veçanërisht nga bumi i ndërtimeve dhe programi i rindërtimit pas tërmetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos