
Pas vendimit për ta pezulluar Luan Dacin, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur në short edhe 5 çështje të tij që janë në proces në shkallën e dytë të vetting-ut. Daci është zëvendësuar në çështjen e Donika Prelës, Roland Jaupajt, Genci Sinjarit, Regleta Panajotit dhe Dritan Pekës. KPA nuk ka marrë vendim për proceset e tjera gjyqësore ku Daci është anëtar ose kryesues.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci, pas marrjes se tij si i pandehur nga SPAK për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”. Sipas SPAK, Daci teksa ka aplikuar për tu bërë gjyqtar i Apelit të vetting-ut, ka fshehur faktin se kishte një masë disiplinore “largim nga detyra” në vitin ’97. Në vendimin e pezullimin nga detyra, duke respektuar pavarësinë e organeve të drejtësisë dhe prezumimin e pafajësisë për Dacin, KPA kërkon një proces të shpejtë dhe në zbatim të ligjit. (A2 Televizion)