
Naftëtarët e Ballshit kanë protestuar para bashkisë së Mallakastrës. Ata shprehen se nuk kanë marrë ende pagat nga puna në rafineri.
Gjithashtu, naftëtarët i bënë thirrje kryeministrit Rama dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku që të ndërhyjnë pasi kompani e re që menaxhon rafinerinë nuk ka marrë përsipër të paguajë detyrimet.
Ata deklaruan se nuk mund të punojnë me firma që largohen çdo 6 muaj dhe nuk paguajnë rrogat. (A2 Televizion)