
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar ftesë zyrtare kryeministrit në detyrë Albin Kurti për një takim konsultativ më 1 prill pas zhvillimeve të fundit, ku Kuvendi mbështeti mocionin e iniciuar nga LDK për rrëzimin e qeverisë.
Në ftesën e presidentit Thaçi thuhet që pas mocionit të mosbesimit të qeverisë, ai do të ndjekë të gjitha hapat e parashikuara në Kushtetutë.
“Në këtë drejtim, ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për të diskutuar hapat e mëtejshëm”, thuhet në letrën dërguar Kurtit.
Më 25 mars, me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës rrëzuan qeverinë e Albin Kurtit, e cila qëndroi në detyrë për rreth 50 ditë. (A2 Televizion)