Pas shkarkimit të kryeministrit, presidenti tunizian vendos shtetrrethimin

Nga A2 CNN
27 Korrik 2021, 12:39 | Bota
Pas shkarkimit të kryeministrit, presidenti tunizian vendos shtetrrethimin

Presidenti tunizian, Kais Saied, dekretoi vendosjen e gjendjes së shtetrrethimit në të gjithë territorin e vendit nga ora 19:00 deri në 06:00, duke filluar nga 26 korriku deri më 27 gusht.

Vendimi ky që vjen pasi Kreu i Shtetit njoftoi ngrirjen e aktivitetit parlamentar për 30 ditë dhe shkarkimin e Kryeministrit dhe dy ministrave. Parlamenti u përgjigj duke i përcaktuar këto vendime si të pavlefshme.

Shtetrrethimi i vendosur nga Presidenti Saied ndalon lëvizjen midis qyteteve jashtë orarit të lejuar: të vetmit që do të përjashtohen do të jenë punëtorët e natës. Në hapësirat publike, tubimet e tre ose më shumë njerëzve do të ndalohen, gjithashtu u mbyll dhe dega tuniziane e stacionit televiziv arab, Al Jazeera.

Kreu i shtetit, pas një takimi me udhëheqësit e sindikatës, ftoi popullsinë "të qëndrojë e qetë dhe të mos iu nënshtrohet provokimeve". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos