Rihanna njoftoi ardhjen e fëmijës së saj të dytë duke zbuluar shtatzëninë e saj në skenë në Superboël në shkurt. Dhe pas këtij lajmi ylli i popit ka vendosur të zgjerojë folenë e saj të dashurisë, duke lëvizur shtëpinë pa u spostuar shumë. Dhe në fakt ajo ka mbetur në të njëjtën zonë The Century në Los Angeles, duke kaluar nga një apartament 350 m2 në një apartament në katin e fundit prej 800 m2 për të cilin pagoi 21 milionë dollarë.
Apartamenti luksoz përfshin 4 dhoma gjumi dhe 6 tualete dhe ndodhet në katin e 40-të që Rihanna bleu nga miliarderi Nick Molnar, i cili “i dha” yllit një zbritje prej 7 milionë dollarësh nga çmimi fillestar. Mes dhomave dhe kateve prestigjioze, bie në sy një kinema e izoluar nga zëri, tarracat me pamjet e tyre mahnitëse. Përpara se t'i përkiste Molnarit, këtu jetonte Mattheë Perry, Chandleri i famshëm i "Friends". (A2 Televizion)







